E Shtunë, 31 Tetor 2026

Svoboda: Qeveria të bëjë transparencën e kutive

“Ne patëm një takim shumë të mirë, një takim ku u përpoqëm të gjejmë një zgjidhje duke mos parë nga e shkuara por nga e ardhmja, sidomos nga e ardhmja e vendit. Mendoj se do të ishte mirë që opozita të kthehej në parlament...ky ka qenë gjithmonë opinioni ynë, por në të njëjtën kohë, do të ishte mirë që qeveria të vepronte”, u shpreh Svoboda, sipas Partisë Socialiste. Ai ka shtuar se “qeveria duhet të jetë e gatshme të tregohet e hapur dhe transparente, duke përfshirë dhe transparencën e kutive, të kutive të votimit, sepse kjo do të tregonte realisht se kush ka të drejtë kur thotë që ka pasur hile apo nuk ka pasur fare hile”. Kryetari i Partisë Socialiste ka takuar eurodeputetin e grupit të djathtë të PE, (PPE) Eduard Kukan Kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Europën Juglindore. Eurodeputeti Kukan ka zëvendësuar Doris Pack në këtë delegacion. Edhe gjatë këtij takimi Rama u shpreh se PS kërkon transparencë dhe jo pushtet në tavolinë.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›