Starova: Programi ynë, zhvillimi i turizmit malor
Kryetari i Partisë Liberaldemokrate Arjan Starova, ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në rrethin e Kukësit, ku është shprehur se mjedisi është një nga problemet kryesore që duhen kontrolluar. Ne themi se puna duhet nisur nga ripërtëritja e sipërfaqeve pyjore, pasi kjo sipërfaqe është mushkëria e një vendi, tha Starova.
Gjithashtu ai tha se një ndër prioritetet e partisë së tij është zhvillimi i turizmit malor, sipas tij ky turizëm mund të kthehet një burim kryesor të ardhurash në zona si Kukësi. Ndër të tjera Starova, ka paraqitur për simpatizantët PLD-së në Kukës, programin e kësaj partie për statusin e ish ushtarakëve, të ish të përndjekurve politikë, të sëmurëve kronikë dhe të gjeologëve këto kategori sipas zotit tij duhet të kenë një status të përmirësuar.