E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Në mandatin e dytë do rriten investimet në Pukë

Kryetarja e Kuvendit, Topalli vijoi fushatën elektorale në lagjet e qytetit të Pukës, ku bisedoi me studentë, zonja, pensionistë, drejtues të biznesit të vogël e të madh. Topalli tha se në katër vitet e ardhshme do të rriten investimet në infrastrukturë, në bujqësi e më shumë mundësi punësimi për të rinjtë e Pukës. Ajo theksoi se rrugët e të gjitha fshatrave do të lidhen me komunat, do të rritet granti për fshatin e do të investohet në sistemin e ujitjes. Gjatë qëndrimit në Pukë, kryetarja e Kuvendit vizitoi dhe mjediset e një fabrike këpucësh. Topalli premtoi se më shumë biznese do të hapen, më shumë vende pune do të krijohen për të djemtë dhe vajzat e Pukës, dhe në të gjithë Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›