E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pret në një takim Ambasadoren e Maqedonisë

Marrëdheniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, fqinjësia e mirë dhe proçesi i përbashkët integrues në BE, ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi. z.Meta vlerësoi nivelin shumë të mire të marrëdhënieve bashkëpunuese si dhe kontaktet dinamike të nivelit të lartë politik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Më tej, z.Meta përsëriti qendrimin e Qeverisë shqiptare ndaj botimit të Enciklopedisë Maqedonase. “Shqipëria mirëpret reflektimin lidhur me rishikimin e kësaj Enciklopedie dhe do të donim që të gjithë në Maqedoni të investohen për më tepër tolerance dhe përgjegjshmëri, duke patur parasysh të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Meta.

Ambasadorja Mingova-Krepieva i përcolli z.Meta edhe një herë urimet e Ministrit të Punëve të Jashtëm Maqedonas z.Antonio Milososki. “Bashkëpunimi dypalësh duhet të synojë jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale por edhe në cështje që lidhen me axhendën e përbashkët rajonale të integrimit evropian”, tha ambasadorja.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›