E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pritet nga Kongresmeni Steven Rothman

Në kuadër të disa takimeve që Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim po zhvillon në Kongresin dhe Senatin amerikan, Meta u prit në një takim nga Kongresmeni Steven Rothman, anëtar i nën-Komitetit për Çështjet e Mbrojtjes dhe Operacioneve të Huaja. Meta dhe Kongresmeni Rothman diskutuan mbi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe rolit të vendit në rajon.
Meta u shpreh se Shqipëria është një aleate e vendosur e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit dhe një anëtare e denjë e NATO-s. Meta gjithashtu vuri në dukje rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
Kongresmeni Rothman i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdheniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe shprehu angazhimin e tij për forcimin e mëtejshëm të tyre. Rothman vlerësoi kontributin e forcave të armatosura shqiptare në Afganistan duke shprehur njëkohësisht ngushëllimet e tij për humbjen e Kapiten Feti Voglit.
Gjithashtu, z. Rothman shprehu vlerësim të veçantë për kontributin e z. Meta në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë duke i dhuruar flamurin amerikan. Njëkohesisht, Kongresmeni Rothman pranoi me kënaqësi ftesën e z. Meta për të vizituar Shqipërinë së afërmi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›