Bashkia: Olldashi tregoi dokumentet e lulishtes dhe jo te truallit ne qender te Tiranes
Konflikti mes Bashkise se Tiranes dhe qeverise per truallin ne qender te kryeqytetit, vijoi serish dje. Administratori i Pergjithshem i Bashkise se kryeqytetit, Dritan Agolli, akuzoi Ministrin e Transportit, Sokol Olldashi, se i ka paraqitur medias per truallin ne qender te Tiranes, se i perket lulishtes perballe parlamentit dhe jo pjeses se tokes qe ndodhet mes rruges se Kavajes dhe asaj te Durresit. "Shkresa e bere publike nga Ministria e Transporteve, nuk ka lidhje me pronen qe i perket familjes Kika dhe komunitetit mysliman, por me pronen tek lulishtja perballe parlamentit", deklaroi perfaqesuesit i Bashkise, Agolli, duke e akuzuar ministrin per mashtrim. Sipas Agollit, Bashkia disponon te gjitha dokumentet, te cilat tregojne se prona ne qender te kryeqytetit, i perket pronareve. "Kryeministri deklaroi se prona komunitetit mysliman i eshte dhene me dokumente te falsifikuara. Ne kemi dokumentin qe e hedh poshte kete. Qeveria ka marre nje nisme shtetezimi per nje pjese te prones. Ministri thote se do e beje lulishte, kryeministri se do ta shese", tha nje nje prononcim per mediat, administratori i Pergjithshem i Bashkise se Tiranes. Ai gjithashtu shtoi se, nese qeveria do te veproje ne menyre antiligjore, pronaret dhe investitoret do te kerkojne demshperblim, vlera e se cilit eshte miliona euro. Prej javesh mes Bashkise se Tiranes dhe qeverise ka nisur konflikti mbi perkatesine e truallit ne qender te kryeqytetit. Kryeministri Berisha theksoi se ky truall eshte shteteror dhe se qeveria do ta nxjerre ate per shitje. Sipas tij, te ardhurat nga kjo shitje do te kalojne per demshperblimin financiar te ish pronareve.