Ish-kryeprokurori, pesimist për hetimin

Megjithëse Prokuroria e Tiranes ka nisur një procedim pas publikimit te bisedës mes ish-ministrit Prifti dhe numrit 2 te qeverise Ilir Meta, ku flitet për afera korruptive, ish-kryeprokurori Arben Rakipi shprehet pesimist për rezultatet e këtij hetimi. Gjate një interviste për Vizion Plus, zoti Rakipi pohon se e dhe organi i akuzës si pjese e sistemit te kalbëzuar te gjyqësorit e ka te pamundur te ndëshkojë zyrtare te larte. Duke mos shprehur aspak habi për këto afera, pasi sipas tij, ata ishin arkitektet e veprave te tilla korruptive, Rakipi shprehet se "problemi qëndron se provat e përgjimit, do te merren si te paligjshme nga gjykata, megjithëse ligji e ka te qarte qe nuk duhen konsideruar si te tilla". Ish drejtuesi i prokurorisë shqiptare, i shkarkuar nga parlamenti ne vitin 2002, kujton se është larguar nga detyra pikërisht me iniciative te zoti Meta, pasi kishte nisur një hetim ndaj tij. "Unë vete u largova nga detyra, sepse nisa një hetim për ish kryeministrin Meta atëherë," shprehet Rakipi.
Shpërndaje