Komisioni Evropian për skandalin "Meta"

Brukseli shton presionin ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj sistemit gjyqësor, duke kërkuar hetim te vërtetë, te thelle e rrënjësor te aferave te korrupsionit. Komisioni Evropian ka reaguar kështu menjëherë pas publikimit te videos se përgjimit Meta-Prifti, duke kërkuar hetimin e saj. Nga Brukseli, zëdhënësja e eurokomisionerit për zgjerim, Natasha Butler, i beri apel prokurorisë shqiptare te hetoje mbi informacionet e publikuara. Ajo ripërsëriti qëndrimin e BE-se se lufta kundër korrupsionit është kriteri kryesor për një vend që kërkon anëtarësimin ne union. "Sapo jemi informuar për këto zhvillime te fundit ne Shqipëri, kështu qe nuk mund te komentoj për to ne mënyre specifike. Siç e dini ekziston një sistem gjyqësor ne Shqipëri. Ky sistem duhet te merret me këtë çështje nëse ajo konfirmohet. Se pari i takon prokurorisë te hetoje mbi informacionin e publikuar. Siç është publikuar ne raportin e fundit te KE-se lufta kundër korrupsionit është pjese e kritereve politike për anëtarësimin, një nga kriteret me themelore ne këtë aspekt. Prandaj komisioni evropian bën apel për hetim dhe ndëshkim te korrupsionit ne te gjitha nivelet," tha Natasha Butler. Zëdhënësja e komisionerit Fule theksoi se një qëndrim me te plote për këtë çështje, Komisioni Evropian do ta japë menjëherë sapo te mbledhë informacionin e nevojshëm mbi skandalin ne fjale.
Shpërndaje