Meta sërish në gjyq pas pushimeve

Gjykata e Lartë vendosi shtyrjen e seancës për më 9 shtator. Duket se problemi kryesor për trupin gjykues mbetet gjetja e specialistit për të bërë ekspertizën e video-përgjimit midis Metës dhe Priftit.
Relatori i çështjes, Arjan Dvorani, tha sot se, Gjykata i është drejtuar disa strukturave dhe subjekteve për ekspertë, por ende nuk ka marrë informacion prej tyre. Riekspertimi i video-përgjimit ndaj Metes u vendos disa seanca më parë, kur Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me ketë video.
Meta akuzohet për korrupsion nga Prokuroria e Përgjithshme, pas publikimit në media pak muaj më parë të një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë kundër tij. Në video, Meta shfaqej bashkë me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, duke biseduar për favorizimin e një kompanie hidrocentralesh kundrejt përfitimeve. /S.Ll/Start/
2011-07-25 16:39