Rama: Qeveria po hyn në konflikt me institucionet ndërkombëtare

Kundërvënia ndaj Bankës Botërore, arrogancë e qeverisë për rritje ekonomike
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vënë në dukje sjelljen arrogante të qeverisë Berisha ndaj institucioneve ndërkombëtare. Pas kundërvënies së qeverisë për largimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar nga Shqipëria, qeveria është vënë në konflikt edhe me Bankën Botërore për projektin e Jalës. Pezullimi i projektit për Shqipërinë, sipas kreut Rama ka ardhur për shkak të paaftësisë proverbiale, të interesave personale dhe klanore të Sali Berishës e të ministrave të tij e të arrogancës provinciale. Rama tha se përveç pezullimit të këtij projekti strategjik për Shqipërinë e së nesërmes, është vënë në një pozitë të vështirë dhe aspak të merituar edhe vetë Banka Botërore për gjithçka ka bërë e bën prej 17 vjetësh për të asistuar Shqipërinë përgjatë një tranzicioni tejet të mundimshëm. Kryetari Rama e ka parë prishjen e marrëdhënieve me BB mjaft me rrezik të madh për vendin, për arsye se në ditët e sotme kriza financiare globale po kërcënon të gjitha vendet, kur ekonomitë në zhvillim po jetojnë kohët më të vështira për gjetjen e burimeve të financimit dhe kur ngurrimi i sektorit privat për investime po rritet, është e papërfytyrueshme të qeverisësh. Sipas tij, ky kryeministër nuk e kupton rolin kyç të Bankës Botërore, siç ndodh me Sali Berishën e me oborrin e tij, po, më keq akoma, duke u lëshuar ndaj Bankës Botërore me akuza e insinuata vulgare si ato të Sali Berishës e të ministrave të tij. Socialisti Rama, akuzat e Sali Berishës e të ministrave të tij për Bankën Botërore, shpifjet e gënjeshtrat e tyre për korruptimin e Panelit të Inspektimit të BB, apo urdhrin e bankës për prishjen e ndërtimeve të Jalës, pa llogaritur këtu baltën e rastit mbi opozitën, i ka cilësuar një turp që duhet ta mbajnë vetëm Sali Berisha e ministrat e tij dhe jo Shqipëria që këta njerëz e përfaqësojnë për faqe të zezë me harbutllëkun e tyre primitiv, që lidhet jo vetëm me kulturën e tyre të mangët, po edhe me paaftësinë e korrupsionin e tyre. Kreu Rama i është referuar kontributit dhe ndihmës së madhe që ka dhënë BB për Shqipërinë, ndërkohë që jemi në një situatë krize dhe vendi ka nevojë për mbështetjen e saj. Sali Berisha dhe oborrtarët e tij të zhytur në batakun e konfliktit të interesit mund ta kenë harruar, apo ndoshta nuk e kanë ditur ndonjëherë, se prej vitit 1991, Banka Botërore ka miratuar për Shqipërinë 67 projekte me një vlerë totale rreth 997.5 milion dollarë, të fokusuara në sektorët me prioritarë të vendit tonë, u shpreh Rama. Ai nënvizoi se ky institucion nuk është vetëm një financues i drejtpërdrejtë i zhvillimit të Shqipërisë, po edhe një këshilltar i mirë, një nxitës i fortë e një mbështetës konstant i të gjitha reformave më të rëndësishme që janë ndërmarrë në këtë vend. Në cilësinë e kryetarit të opozitës së sotme, Rama falënderoi Bankën Botërore në Ëashington D.C e zyrën e saj në Tiranë, i garantoi se shqiptarët e shikojnë me shumë mirënjohje kontributin e jashtëzakonshëm e të pazëvendësueshëm që ky institucion ka dhënë për Shqipërinë. Rama siguroi se pas 28 qershorit qeveria socialiste e re do të vendosë me Bankën një marrëdhënie të re bashkëpunimi e respekti të ndërsjellë. Sipas Ramës, kundërvënia ndaj Bankës Botërore ndodh kur janë ende të freskëta pretendimet arrogante të qeverisë për rritjen ekonomike të vitit 2008 e 2009. Në kulmin e debatit për të lehtësuar rënien e menjëhershme ekonomike, në Forumin Ekonomik të Davosit, Kryeministri ynë i paditur i la pa mënd të gjithë, kur deklaroi se jo vetëm rritja e Shqipërisë e vitit 2008 është më e madhe se e Kinës, por edhe këtë vit rritja 6% është e garantuar, paçka se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar që rritja e vitit 2008 nuk i kalon 6% dhe këtë vit, në rastin më të mirë, nuk do të kalojë 3.5%, tha Rama. Në kuadrin e vlerësimit të marrëdhënieve me BB, Rama u theksoi se unë dua të nënvizoj sot se ne jo vetëm nuk mendojmë si Sali Berisha dhe ministrat e tij, po përkundrazi, jemi absolutisht të vetëdijshëm e mirënjohës për mësimin që Banka Botërore na dha edhe në këtë rast, duke na treguar se si një institucion serioz e analizon dhe e menaxhon një situatë të krijuar nga keqecuria e një pune. Banka, theksoi ai veproi sipas standardeve më të larta etike e profesionale të botës së zhvilluar duke nxjerrë përgjegjësitë e veta për të përmirësuar punën e saj. Ndërsa, qeveria shqiptare u soll edhe njëherë sipas kodit primitiv të një bashkësie të pazhvilluar, duke hedhur të gjithë baltën e mundshme mbi Bankën Botërore, edhe pse përgjegjësia kryesore në degjenerimin e projektit të Jugut është absolutisht e saja, që nga konflikti flagrant i interesit deri tek menaxhimi skandaloz i projektit.