E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gorea: Posta Shqiptare, transfertë parash nëpërmjet celularit

Posta shqiptare shumë shpejt do të kryejë transfertën e parave nëpërmjet celularit. Ky shërbim do të bëhet pjesë e postës shqiptare, nëpërmjet bashkëpunimit me postën italiane, fal kjo arritjes së nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes postës sonë dhe asaj italiane. . Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar ditën e djeshme mes postës sonë dhe asaj italiane. Drejtori i postës shqiptare Arqile Gorea, tha se shërbimet që ofron posta italiane, do të jenë shumë shpejt të pranishme edhe në vendin tonë, nëpërmjet postës shqiptare. Ndërkohë në sajë të këtij memorandumi, synohet dhe shkëmbimi i eksperiencave, por edhe ofrimi nga kolegët italiane, për ata shqiptarë të teknologjisë moderne. "Transfertën e parave nëpërmjet celularit me kartën prepagato, çdo transfertë do të kushtojë në vlerën e një sms-je. Do bashkëpunojmë me fushën e shërbimit postar, të shërbimit të shpejtë postar EMS", tha Arqile Gorea, drejtor i postës shqiptare. Drejtori i postës italiane, Massimo Sarmi, i shoqëruar nga një delegacion, gjatë vizitës se tij dy ditore, është takuar dhe me drejtues të qeverisë, ku ka shprehur bashkëpunim në muajt në vazhdim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›