E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Marreveshja mes Kosoves dhe Maqedonise, paqe per rajonin

Fatjona Mejdini

Tirana zyrtare pershendeti dje vendosjen e marredhenieve diplomatike mes Kosoves dhe Maqedonise, duke e cilesuar kete akt, si nje mesazh te rendesishem paqeje per te gjithe rajonin tone. Zevendeskryeministri, njekohesisht Ministri i Jashtem, Ilir Meta, nepermjet nje bisede telefonike, gjeti rastin te uronte homologun e tij kosovar, Skender Hyseni per kete arritje te madhe diplomatike e cila sjell me shume siguri dhe paqe ne te gjithe rajonin. Me heret, kreu i diplomacise, Ilir Meta, interesit te medieve ne lidhje me kete marreveshje, ju pergjigj se ajo eshte nje tregues mirekuptimi midis dy vendeve dhe nje sinjal per stabilitetin afatgjate te rajonit. "Ne e pershendesim fuqimisht kete marreveshje midis Kosove dhe Maqedonise. Padyshim eshte nje marreveshje ne interes te dyanshem dhe akoma me teper ne interes te Kosoves, si nje shtet i ri qe po afirmohet gjithnje e me shume ne rajon dhe ne arenen nderkombetare", theksoi Meta gjate nje konference per shtyp. Dy dite me pare, Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, dhe homologu i tij i Maqedonise, Antonio Milloshoski, nenshkruan aktin e vendosjes se marredhenieve diplomatike ndermjet dy vendeve. Ne kete marreveshje te rendesishme, theksohet fakti se pervec perfitimeve reciproke qe kane Kosova dhe Maqedonia, ajo do t'i sherbej edhe zhvillimit te bashkepunimit dhe mirekuptimit te ndersjelle dhe interesave te paqes dhe te sigurise ne rajon. Me nenshkrimin e saj, i hapet rruga themelimit te marredhenieve diplomatike ne nivel ambasadoresh mes dy vendeve me te reja ne rajon. Vendosja e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve, erdhi pas ratifikimit nga parlamentet e Kosoves dhe te Maqedonise se marreveshjes per shenimin fizik te kufirit mes dy shteteve. Ndarja perfundimtare e kufirit i hapi rrugen edhe vendosjes se marredhenieve diplomatike, te cilat mbaheshin peng nga mos konsensusi per sa i perket vijes kufitare qe do te ndante dy vendet.

Qeveria e cilesoi historike marreveshjen per ndarjen e kufijve

Qeveria shqiptare pershendeti dy dite me pare marreveshjen e shenimit fizik te kufirit mes Maqedonise dhe Kosoves. Zedhenesja e qeverise, Majlinda Bregu, nepermjet nje deklarate per shtyp, theksoi se kjo marreveshje i hapte driten jeshile stabilitetit te metejshem ne rajon. "Qeveria e shikon kete marreveshje si nje akt historik ne marredheniet midis dy vendeve mike ne rajon dhe si nje kontribut shume te rendesishem per konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkepunimit rajonal", theksoi Bregu ne emer te qeverise. Ndarja perfundimtare e kufijve u pershendet edhe nga ministria e Jashtme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›