Zgjedhjet, KQZ ne alarm per afatet
Partite politike shkelin serish te gjitha afatet e vena nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, per regjistrimin dhe dorezimin e komisionereve zgjedhore per zhvillimin e zgjedhjeve te pjesshme ne 15 nentor. Apelet e kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, per dorezimin ne kohe te komisionereve politike per trajnimin e tyre, si dhe te regjistrimit te partive politike, nuk kane sherbyer aspak. Edhe ne kete proces, forcat politike kane shperfillur te gjitha afatet e vena ne Kodin Zgjedhor, per dorezimin e komisionereve per ngritjen e Komisioneve Zonale Zgjedhore. Per te dale nga kjo situate kritike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te marre diten e neserme nje vendim se si do te veproje per ngritjen e komisioneve. Te gjendur perballe mungesave te emrave nga forcat politike, KQZ, do te vendose nese do te prese apo jo me, qe forcat opozitare te sjellin komisionere per zgjedhje. Ne te kundert do te zbatojne nenet e Kodit Zgjedhor qe percakton se ne mungese te komisionereve politike te forces me te madhe te opozites, ata zevendesohen nga partia e dyte opozitare, qe do te jete Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi kohe me pare qe partite politike, qe do te marrin pjese ne zgjedhjet e pjesshme lokale te 15 nentorit, te regjistrohen brenda dates 15 tetor. Aktualisht, deri me sot ne KQZ, figurojne vetem tre parti politike te regjistruara, PD, LDI dhe PPSHR. Nderkohe qe me keq akoma eshte situata me ngritjen e komisioneve zonale te administrates zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkoi qe emrat e komisionereve te dorezoheshin nga partite politike brenda dates 12 tetor. Edhe pse ka kaluar nje jave nga vendosja e afati, asnje emer nuk eshte dorezuar ne KQZ.
Zgjedhjet e pjesshme vendore, vetem tre parti jane regjistruar
Vetem tre parti politike jane regjistruar deri me sot ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per te marre pjese ne garen elektorale te 15 nentorit. Partia Demokratike, Partia Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia e Punes se Shqiperise e riorganizuar, zyrtarisht u regjistruan ne KQZ per te marre pjese ne zgjedhjet e pjesshme vendore ne minibashkine dhjete ne Tirane, Klos, Fushe-Arrez, Otllak dhe Fierze. Mbetet ende e hapur pritja e regjistrimit te partive te tjera ne gare, ndonese afati ligjor i dorezimit te dokumentacionit ka skaduar prej kohesh.
PD dorezon kandidaturat para te martes
Partia Demokratike pritet te dorezoje zyrtarisht paraditen e te martes, emrat e komisionereve dhe kandidateve te saj per deputet prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Burime prane Partise Demokratike, bene me dije se perpara se keta emra te cohen ne KQZ, do te mblidhet kryesia e selise blu, ne menyre qe te vendoset ne menyre perfundimtare ne lidhje me emrat e kandidaturave per zonat lokale zgjedhore. Nga ana tjeter, burimet bene te ditur, se aktualisht jane vendosur emrat e komisionereve ne te gjitha zonat. Po keshtu, gati jane edhe emrat e kandidaturave te kesaj partie qe do te konkurrojne ne zgjedhje, dhe do te jete kryesia e PD-se ajo qe do te jap vendimin perfundimtare per to. Ne keto zgjedhje, demokratet do te perfaqesohen me kandidatura te cilat do te gjejne edhe miratimin e aleateve te tyre, me te cilet kane nxjerre kandidat te perbashket ne zgjedhjet lokale te shkurtit te vitit 2007. Perballe kandidaturave te PD-se, do te jene kandidatet e Levizjes Socialiste per Integrim dhe ata te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Duket se PD do te kete avantazh ne keto zona, jo vetem per faktin se ne to mungon Partia Socialiste, por sepse keto zona kane qene te drejtuara nga kandidat te djathte. Zgjedhjet e pjesshme ne pese zona lokale zgjedhore, do te kryen ne 15 nentor, nisur nga fakti se drejtuesit e tyre jane perzgjedhur deputet te parlamentit nga zgjedhjet e pergjithshme te 29 qershorit. Ne kete menyre vendet e drejtuesve lokale mbeten bosh dhe pritet zevendesimi i tyre me perfaqesues te ri te cilet do te dalin nga zgjedhjet qe do te zhvillohen pas nje muaji.
PBDNJ, ne zgjedhje me kandidatet e saj
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, do te paraqese diten e neserme kandidaturat e saj ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit. Sekretari i Pergjithshem i PBDNJ-se, Leonard Solis, ne nje prononcim per "Koha Jone" theksoi dje se ndonese partia e minoritetit nuk i shikon si prioritare pese zonat ku pas nje muaji do te zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, ajo do te dorezoje kandidaturat e saj per kete gare. "Ne nuk i shohim si zona te nxehta te PBDNJ-se, pese zonat ku do te zhvillohen zgjedhjet ne 15 nentor, por perseri do te paraqesim aty kandidaturat tona", theksoi Solis. Sipas tij, kandidaturat e partise se minoritetit, do te paraqiten edhe per faktin se ne zgjedhjet lokale rendesi me te madhe per qytetaret ka emri i kandidatit, sesa partia e cila e kandidon ate. Nga ana tjeter Sekretari i Pergjithshem i PBDNJ-se, tha se ne KQZ jane dorezuar edhe emrat e komisionereve qe kjo parti ka vendosur per te pesta zonat. Ndonese PBDNJ tashme eshte nje parti opozitare, perfaqesuesit e saj nuk e kane ndjekur vendimin e Partise Socialiste per te bojkotuar zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit. Sipas drejtuesve te kesaj parti, PBDNJ do te jete e pranishme ne te gjitha garat zgjedhore ne vend dhe eshte kunder bojkotit te proceseve zgjedhore.
PS vendosi, bojkot te zgjedhjeve
Partia Socialiste deklaroi dy dite me pare zyrtarisht bojkotimin nga ana e saj e zgjedhjeve te pjesshme vendore qe do te zhvillohen ne 15 nentor. Asambleja Parlamentare e Partise Socialiste, vendosi disa dite me pare, bojkotimin e selise roze ndaj ketyre zgjedhjeve. Me argumentimin se zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, kishin deformime, Asambleja e PS-se vendosi bojkotim te tyre. Vendimi i marre ne Asamblene e selise roze u be publik nga deputeti socialist, Gramoz Ruci. Sipas tij, pervec ketij vendimi, PS miratoi gjithashtu edhe axhenden e punes ne PS per muajt tetor-dhjetor 2009. Ne kete axhende sipas Rucit, u percaktuan ne detaje problematikat qe po shqyrtohen, ne menyre te vecante ato te cilat jane evidentuar edhe ne Progres Raportin e Komisonit Evropian. Socialistet me kete vendim te marre, nuk do te konkurrojne per postet e mbetura vakante ne disa bashki dhe komuna te vendit pas zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Zgjedhjet, do te zhvillohen ne 15 nentor, ne minibashkine dhjete ne Tirane, Klos, Fushe-Arrez, Otllak dhe Fierze.