E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dhe Turqia pro mos ndryshimit te kufijve te Bosnjes

Qeveria shqiptare mbeshtet qendrimin e Turqise ne kuader te mos ndryshimit te kufijve te Bosnje-Hercegovines. Kjo ishte nje nga ceshtjet qe u diskutua dje ne takimet zyrtare qe Ministri i Jashtem turk, Ahmet Davutoglu, zhvilloi me kryeministrin Berisha dhe me homologun e tij, Meta. Gjate takimit me Berishen, nga te dyja palet u theksua qendrimi i dy qeverive ne ruajtjen e kufijve ekzistues mes Bosnjes dhe fqinjeve te saj. "Mos ndryshimi i kufijve nderkombetare ne rajonin e Ballkanit Perendimor, si garancia e vetme per paqen dhe sigurine ne rajon", ishte qendrimi i perbashket i Berishes dhe Davutoglu-t gjate takimit ne kryeministri. Pergjate konferences per shtyp, qe Ministri i Jashtem i Turqise zhvilloi me homologun Meta, ai theksoi se 10-15 vitet e fundit Turqia ka filluar nje ofensive diplomatike lidhur me ceshtjen e Bosnjes. "Mos ndryshimi i kufijve mendojme qe do te kontribuoje per gjithe stabilitetin e rajonit, dhe para se gjithash te Bosnjes. Sot ne Shqiperi, krahas ceshtjeve te tjera rajonale, trajtuam edhe kete problem. Kete ceshtje ne dhe Shqiperia e shikojme ne te njejten perspektive", deklaroi ministri turk. Ne kete kuader, kryediplomati turk deklaroi se presidenti i Turqise, Gyl, dy dite me pare pati nje bisede telefonike edhe me presidenti e SHBA-ve, Barak Obama ne lidhje me kete ceshtje. Sipas tij, ne kete bisede pati konsultime per ceshtjen e Bosnjes ne kuadrin e gjithe Ballkanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›