Meta: Rama te vij ne zyren time, te sqarohet per marreveshjen
"E pres Edi Ramen ne zyren time ne Ministrine e Jashtme, ku ai mund te degjoj nga ekspertet te verteten per marreveshjen e detit me Greqine". Kjo ishte pergjigjja qe dha pasditen e djeshme, Ministri i Jashtem, Ilir Meta, nga qyteti i Shkodres ne lidhje me akuzat e opozites per ndarjen e kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise. Duke riperseritur qendrimin e tij se marreveshja per ndarjen e detit eshte konform rregullave dhe normave nderkombetare, Ilir Meta, e konsideroi si te gabuar edhe ankimin qe Partia Socialiste i ka bere kesaj marreveshje ne Gjykaten Kushtetuese. "Eshte vendim i gabuar per ta cuar kete marreveshje ne Gjykate pa e konsultuar me pare me qeverine e cila ka negociuar per hartimin e saj", theksoi Meta. Sipas tij, perfaqesuesit e opozites duhet te tregoheshin te kujdesshem sepse kjo marreveshje ishte nje pjese e politikes se jashtme dhe jo e problematikes vendase. Pak dite me pare, ministri Meta i konsideroi akuzat e opozites dhe nje pjese te medias per marreveshjen e detit mes Shqiperise dhe Greqise si te paverteta dhe falsifikime te bera per qellime te ngushta personale.
Faqe 4
Faqe 4