E Diel, 1 Nëntor 2026

Neser shpallen listat. Njesia 10 mbyll dyert

Votuesit fantazme Zyrtaret e minibashkise refuzojne te japin shifrat e zgjedhesve pa adrese

Neser publikohen zyrtarisht listat perfundimtare te zgjedhesve per 8 majin. Pika nevralgjike e kesaj procedure eshte perballja e listave paraprake te cilat kane dale ne fund te muajit nentor 2010 me listen perfundimtare te votuesve. Shqetesimi i pare i kampeve politike eshte dublimi i votuesve i cili pasohet nga te tjera problematika si evidentimi i prurjeve te reja ne qendrat e votimit kryesisht ne Tirane dhe personat e paidentifikuar me kodin shifror 000 apo 999. Gazeta Shqip ne vazhdim te vezhgimit te nisur prej saj ne lidhje me kete problematike kerkoi informacion dje ne njesine bashkiake numer 10 ne kryeqytet per listat e zgjedhesve por nuk ka marre nje pergjigje ne lidhje me kete shqetesim. Stafi i kesaj minibashkie ia ka faturuar te drejten per te dhene informacion mbi listat e zgjedhesve vetem dy personave kryetarit te minibashkise 10 dhe nenkryetarit te kesaj njesie bashkiake. Te dy zyrtaret e larte te kesaj minibashkie kane munguar dje ne ambientet e minibashkise 10 dhe si rrjedhoje kontakti me ta ka qene i pamundur. Por nga informacionet paraprake edhe ne minibashkine 10 ekzistojne nje numer i larte i personave me kodin shifror 999. Sipas informacioneve paraprake ne te gjitha minibashkite e Tiranes ekziston fenomeni i votuesve fantazme. Shifrat konkrete mbi kete fenomen por edhe mbi shqetesimin e dublimeve apo regjistrimit te banoreve te rinj te Tiranes do te behen te ditura vetem pas dates 8 prill.

Megjithate ajo qe ra ne sy dje ne ambientet e minibashkise 10 ne kryeqytet ishte radha qe qytetaret e Tiranes mbanin per te aplikuar per karten e identitetit dhe pasaporten biometrike. Nga shqetesimet e diteve te fundit te opozites ka nje kallezim penal per drejtuesit e kesaj minibashkie per listat e zgjedhesve pasi sipas opozites njesia bashkiake numer 10 eshte cilesuar si nje nder njesite me probleme te shumta ne listat e zgjedhjeve. Faktet konkrete drejtuesit socialiste te pushtetit vendor ne Tirane kane premtuar se do ti japin pas dy ditesh ne daten 8 prill. Kembenguljes se gazeten Shqip ka hezituar ti jape nje pergjigje edhe stafi i minibashkise 10 apo drejtoret perkates. Megjithate burime brenda kesaj minibashkie bejne me dije se aty figurojne te regjistruar banore qe nuk jetojne fare ose qe jane larguar prej kohesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›