E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nderohet nga Presidenti Sejdiu me Medaljen e Artë të Lirisë

Pavarësia e Kosovës sjell stabilitet për të gjithë rajonin deklaroi kryeministri Berisha gjatë takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu. Në konferencën e përbashkët për shtyp kreu i ekzekutivit vlerësoi standartet e respektimit të pakicave në Kosovë si një element i rëndësishëm dhe i vlerësueshëm i kësaj demokracie të re dhe premtoi lobim të vazhdueshëm të diplomacisë shqiptare për njohjen e Kosovës.
Berisha “Presidenti Sejdiu i uroi mirëseardhjen kreut të ekzekutivit shqiptar duke e cilësuar atë si një udhëheqës vizionar që e çoi Shqipërinë drejt perspektivës euroatlantike. Sejdiu vlerësoi kontributin e Shqipërisë në këtë aspekt dhe nga ana tjetër i bëri thirrje serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe të punojnë në qendrueshmërinë e mëtejshëm të vendit.”
Takimi me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Shqipërisë dhe në njohjet e mëtejshme të Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar. Në një ceremoni të veçantë në parlament Sejdiu e dekoroi kryeministrin me Medaljen e Artë të Lirisë. Edhe Universiteti Shtetëror i Kosovës ka vendosur a nderojë kryeministrin Berisha me titullin “Doktor Honoris Causa”. Ndërsa qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpallë kryeministrin Sali Berisha “Qytetar Nderi”. Këtë herë Kryeministri Berisha vjen në Kosovë si udhëheqës i një vendi me imazh të ri, i Shqipërisë anëtare të NATO-së , dhe një vend kandidat për në BE që shihet si faktor kyç i stabilitetit në rajon. Fakte këto shumë domethënëse për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›