Meta takim me gratë në Berat
Berat (start)-Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot Konferencën e Dytë Zgjedhore të Lëvizjes së Gruas për Integrim në rrethin e Beratit. Lideri i LSI-së Ilir Meta u shpreh se, gratë dhe vajzat e rrethit të Beratit, sikurse në të gjithë Shqipërinë duhet të kenë më shumë iniciativë dhe më shumë përkushtim për të pasur një shoqëri më të emancipuar. Ai theksoi, se problemi i grave dhe i vajzave shqiptare është një problem, jo thjesht i tyre, por një problem i të gjithë shoqërisë.
“Nuk është thjesht një çështje kuotash dhe përqindjesh nëpër forumet e partive politike apo edhe në qeverisjen e vendit, por është një çështje e madhe që ka të bëjë me vetë integrimin dhe forcimin e familjes sonë, me vetë modernizimin dhe humanizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë, dhe në veçanti me krijimin dhe edukimin e një brezi të ri në të ardhmen, që do të krijojë një shoqëri që të japë garanci për të gjithë dhe jo vetëm për disa”-theksoi Meta.
Duke folur për situatën politike, Meta shprehu garancinë për suksesin e padiskutueshëm, që do të ketë LSI-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku LSI-ja do të jetë forca që do të përcaktojë një qeverisje progresiste. "LSI-ja do të garantojë një qeverisje që nuk do të jetë më peng i monopoleve, sikurse ka qenë deri tani, një qeverisje që t'i shërbejë atyre që e votojnë dhe e besojnë, që t’i shërbejë qytetarëve në mënyrë të ndershme dhe transparente, një qeverisje për njerëzit, dhe në radhë të parë për ata që kanë më shumë probleme sociale dhe që kërkojnë mbështetjen e LSI-së përmes politikave të saj" u shpreh Meta.
Në përfundim të Konferencës nëpërmjet dy kandidaturave alternative, Kryetare e LGI-së për rrethin e Beratit u zgjodh ish-mësuesja e njohur e këtij qyteti znj.Sadete Myftari.