Gurakuqi takim në Fier
Fier (start)- Kryetari i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Fierit. Gjatë fjalës së tij Gurakuqi i mëshoi sërish me forcë idesë që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009-të, politika shqiptare duhet të divorcohet njëherë e mirë nga ndotjet politike, Pazarëxhijtë, dhe nga personat që deri më tani nuk kanë dhënë asnjë kontribut për politikën, qytetarët dhe gjithë shoqërinë shqiptare.
“Në një moment kur Shqipëria ka bërë progres në fushën e reformave, dhe kur për më tepër pritet finalizimi i integrimit të plotë të Shqipërisë në NATO dhe BE, është e papranueshme që klasa e politikës shqiptare të mbajë në gjirin e saj individë pa personalitet, pa vlera intelektuale dhe morale dhe që nuk besojnë në asnjë princip, që e shohin politikëbërjen si formë të pazareve dhe marrëveshjeve joparimore”-theksoi Gurakuqi.
Kreu i PDK-së, ndër të tjerash nënvizoi me forcë se viti 2009-të duhet të jetë viti i një ere të re të ndryshimit, progresit ekonomik dhe shoqërisë shqiptare, ndërsa ndershmëria para qytetarëve do të jetë leitmotivi politik i Partisë Demokristiane. Kjo, sipas Gurakuqit, për ta rikthyer në identitetin e PDK-së, parimet dhe vlerat që iu përbaltën vitet e fundit, nga njerëz keqdashës, për të cilët viti 2009-të do të shënojë edhe fundin e tyre.