“Dosjet”, nesër miratohet ligji
Tiranë (start)-Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka kundërshtuar sot akuzat e opozitës, sipas të cilave ligji i ri për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit në periudhën e diktaturës, do të shkarkojë nga detyra prokurorë të përfshirë në çështje gjyqësore të rëndësishme.
“Një ligj që nuk kursen Presidentin, Kryeministrin, kryetaren e Parlamentit, ministër dhe deputetët dhe të gjitha nivelet më të larta të shtetit sigurisht që nuk mund të jetë mëshirëmadh apo mëshirëplotë me një grup xhelatësh dhe persekutorësh që mund të kenë mbetur në administratat tona” – deklaroi Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar të PD-së.
Patozi tha më tej “Edi Rama dhe partia e tij po kërkojnë pa sukses që të bindin publikun që vetëm ata që janë përfshirë në procese të rënda politike, ata që kanë firmosur ekzekutimin dhe varjen e poetëve, dhe jo pjesa tjetër e shëndoshë kanë besimin e plotë dhe mbështetjen e tyre”.
Mazhoranca ka paralajmëruar se gjatë të hënës do të miratohet në Kuvend, projektligji për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve dhe punonjësve të tjerë të sigurimit të shtetit në periudhën e para viteve 1990.