PS solidarizohet me Ahmetin
Tiranë (start)-Partia Socialiste, në një deklaratë në orët e pasdites, i ka shprehur solidaritetin qytetar, Drejtorit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti dhe familjes së tij pas aktit brutal ndaj mjetit me të cilin Ahmeti kryen detyrën e tij si shërbëtor i shtetit të të gjithëve. Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli deklaroi se ky akt ka një domethënie të qartë për qeverinë, e cila duhet të reagojë energjikisht për të kapur fajtorët.
Për Kodhelin, ku akt shërben edhe për opozitën e cila, sipas saj, është e do të jetë në çdo rast si ky në krah të punonjësve të shtetit e të familjeve të tyre. “Po edhe për qytetarët e këtij vendi domethënia e këtij rasti është e qartë: Askush nuk është i sigurt në këtë vend ku gjithsekush është i kërcënuar nga pasiguria e jetës, e punës, e rrugës”-vijoi Kodheli.
“Ky është jo vetëm një tjetër rast në fillin e rasteve të përditshme të dhunës e pasigurisë, por edhe një rast veçanërisht flagrant për të reflektuar mbi nevojën e ndryshimit e madh që na duhet.”-përfundoi zëdhënësja e Partisë Socialiste.