E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në protestë kundër planit “Moon”

Prishtinë – (Start)Mijëra qytetarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës pritet të mblidhen nesër në Prishtinë për të kundërshtuar planin gjashtëpikësh të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e që më pas u miratuar nga organizata. Protesta do të zhvillohet nën moton "Kundër 6 pikëshit- për sovranitet". Organizatat jo qeveritare të cilat kanë marrë përsipër organizmin e kësaj proteste, kanë bërë të ditur se protestat do të fillojnë në orën 12:00 dhe nisja do të bëhet nga Biblioteka Kombëtare. Ndërkohë, Prishtina zyrtare ka kundërshtuar hapur planin në fjalë duke e vlerësuar atë si të pazbatueshëm. Kundër këtij plani ka dalë edhe Tirana zyrtare e cila e ka cilësuar si një hap që çon drejt ndarjes së Kosovës.

Deklaratë më radikale ka ardhur ditë më parë edhe nga kryetari i parlamentit kosovar, Jakup Krasniqi, i cili u shpreh se në rast të tillë, Tirana duhet të kërkojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke menduar kështu për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›