Cërvenkovski: Qeveria të mbajë qendrim për enciklopedinë
Enciklopedia maqedonase nxit ndarje dhe tensione brenda shoqërisë civile dhe me fqinjët në rajon ka paralajmëruar sot ish-Presidenti i Maqedonisë dhe kreu i opozitës Branko Cërvenkovski. Ai ka kërkuar që akademikët maqedonas të mbajnë përgjegjësi për punën e bërë duke akuzuar qeverinë aktuale për mos mbajtjen e një qendrimi për këtë çështje. Sipas Cërvenkovskit, qeveria e Shkupit duhet të distancohet nga kjo enciklopedi përndryshe sjellja e tyre do të përkthehej si pajtim me përmbajtjen e librit. Por për kreun aktual të shtetit maqedonas, Georgi Ivanov nuk është mirë që politika të përzihet me punët shkencore. Ai ka këshilluar që çështja në fjalë duhet të zgjidhet brenda Akademisë së Shkupit dhe jo jashtë saj.