E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës gjermane

Në këtë kuadër, Meta zhvilloi bisedime me z. Philip Missfelder, Deputet dhe Zëdhënës i CDU për Politikën e Jashtme në Bundestag, i cili theksoi se Gjermania e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë si dhe ecurinë e përmbushjes së prioriteteve të BE.

Missfelder vuri ne dukje se integrimi më i mire do të ishte fuqizimi i mëtejshëm ekonomik i Shqipërisë dhe rritja e mirëqenies, ndërkohë që Gjermania do vazhdojë ti kushtoje vëmendje Shqipërisë në këtë aspekt. Z. Meta, pasi beri një përmbledhje të zhvillimeve te fundit në Shqipëri, theksoi se prioriteti ynë kryesor mbetet integrimi evropian, pavarësisht sfidave qe vendet e BE-se po kalojnë aktualisht, duke shtuar se integrimi për Shqiptaret është me i rëndësishëm se çdo popull tjetër ne rajon, për shkak të izolimit të madh historik që vendi ka përjetuar në të kaluarën.

Meta tha se bashkëpunimi me Gjermaninë është kyç në këtë aspekt dhe investimet gjermane janë shumë të mirëpritura në Shqipëri, e cila ofron një klimë miqësore ndaj biznesit të huaj. Gjithashtu ne kuadër të vizitës së tij në Gjermani, z. Meta u takua me z. Dietmar Nietan, Deputet i majtë, anëtar i Komisionit të Jashtëm në Bundestag dhe Zëdhënës për Evropën Juglindore i partisë opozitare SPD. /Start/

                                                                                             2012-03-02 08:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›