E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, zhduken 200 mijë nga llogaria e Ipeshkvisë

Rreth 200 mijë euro, të dhuruara vite më parë për ndërtimin e katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë, dyshohet se janë “zhdukur” nga llogaria bankare e Kishës Katolike.

Ndonëse nuk dihen ende emrat e personave si të dyshuar të mundshëm, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë, ka intensifikuar hetimet në gjetjen e tyre pas një kallëzimi penal të pranuar nga Ipeshkvia e Kosovës.

Prokurori publik i qarkut, Lulzim Sylejmani, i cili ka në duar dosjen e dorëzuar nga Ipeshkvia, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për humbjen e rreth 200 mijë eurove.

“Ipeshkvia e Kosovës ka dorëzuar një kallëzim penal në janar të këtij viti, ku tregon për zhdukjen e rreth 200 mijë eurove, zhdukje kjo e të hollave që ka ngjarë në vitin 2005 deri në vitin 2006″, i ka thënë “Zërit” prokurori Sylejmani.

Sipas tij, paratë e humbura kishin qenë donacion për ndërtimin e katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe, si të tilla, kishin qenë të depozituara në Bankën Kreditore të Prishtinës, filiali në Prizren. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›