Kamerun: Siria, nën një regjim kriminal
Regjimi kriminal sirian duhet të përgjigjet për krimet kundër njerëzimit sepse është përgjegjës për represionin në vend. Ky është qëndrimi i kryeministrit britanik David Kamerun, në samitin e BE-së.
E rëndësishme është të mblidhen elementët e provave për të pasur një pamje të qartë të situatës, në mënyrë që ky regjim kriminal të përgjigjet për aktet e tij, është shprehur Kamerun.
Liderët e BE-së pritet të lëshojnë sot një apel ndaj Këshillit për vënien e sanksioneve të reja kundër Damaskut./ G.N.