E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet, ndihme mjekesore ne kufi

Kujdes shendetesor per cdo qytetar shqiptar qe vjen per te kaluar festat e fundvitit ne Shqiperi, si dhe gjate kthimit te tyre ne vendet ku aktualisht jetojne. Urdhri me i fundit i ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, parashikon qe te gjitha pikat doganore te kene prane nje autoambulance dhe nje ekip mjekesh, per t'u ardhur ne ndihme emigranteve. Urdhri eshte leshuar dje nga ministri Ndoka dhe pritet te hyje ne zbatim qe diten e sotme. "Te gjitha Drejtorite e Shendetit Publik dhe spitalet rajonale ne rrethet ku ndodhen pika te kalimit kufitar, gjate periudhes 23 dhjetor-10 janar, te ardhjes ne Shqiperi dhe te kthimit te emigranteve shqiptare, te marrin te gjitha masat per asistence te vazhdueshme dhe profesionale mjekesore per te gjithe keta qytetare", thuhet ne urdheresen e leshuar dje. Prane cdo pike te kalimit kufitar, sidomos ne ato me Greqine, DSHP dhe spitalet rajonale do te krijojne grupe te emergjences mjekesore, te pajisura me mjeke, autoambulanca dhe pajisje mjekesore te ndihmes se shpejte. Keto grupe do te jene ne sherbim te plote te nevojave qe paraqesin qytetaret shqiptare qe duan te kalojne pushimet e fundvitit ne Shqiperi. "Keto masa merren per te evituar cdo problem dhe shqetesim shendetesor qe mund te krijohet per qytetaret shqiptare gjate kalimit dhe qendrimit ne pikat e kalimit kufitar. Kjo praktike ndiqet per here te pare dhe synon te evitoje ne maksimum rastet e viteve te kaluara. Gjate kesaj periudhe dhe levizjeve te medha te qytetareve shqiptare ne pikat kufitare, jane shfaqur raste semundjesh dhe probleme serioze per shendetin e nje pjese prej tyre", eshte shprehur zedhenesja e Ministrise se Shendetesise, Zhaneta Tomcini. Sipas saj, ekipe te posacme mjekesore do te jene ne dispozicion te qytetareve gjate gjithe diteve te festave te fundvitit ne te gjitha qendrat spitalore rajonale, lokale dhe qendrat shendetesor. S. Isaku
Kapshtice
Fluksi arrin kulmin. Radhe kilometrike per mijera emigrante qe vijne nga Greqia
Dyndja, 6 ore per te kaluar kufirin
Gezim Ashimi
Emigrantet provojne serish pritjen e merzitshme me ore te gjata ne dogane, ndersa udhetojne drejt atdheut per festat e fundvitit dhe takimin me te afermit e tyre. Ne doganen e Kapshtices, gjate dites se djeshme eshte shenuar fluksi me i madh i te ardhurve nga Greqia, por edhe nje situate e renduar e qarkullimit nderkufitar nga vargu i gjate i veturave dhe autobuseve ne token greke. Sipas emigranteve, nje radhe prej afro 5 kilometra ne makina, deri ne fshatin me te afert grek me doganen e Kapshtices, ka qene e pranishme qe nga mesnata dhe gjate dites se djeshme.
Emigrantet thane se kane pritur te pakten nga 6 ore nga ana e doganes greke, derisa kane arritur me ne fund te marrin nje vule hyrese per ne Shqiperi. Afro 10 mije emigrante jane regjistruar ne hyrje te vendit tone qe nga mesnata deri ne oren 12:00 te paradites se djeshme nepermjet doganes se Kapshtices. Ky fluks i larte njerezish dhe mjetesh i ka bere te pashmangshme radhet e gjata dhe qendrimin per disa ore te emigranteve ne territorin prane doganes. Burimet e policise kufitare ne Kapshtice, thane se pala greke shkakton keto radhe te gjata jo thjesht sepse punon vetem me 3 sportele, por edhe sepse ka filluar te ushtroje kontrolle te imtesishme ne automjetet e emigranteve. Nderkaq, gjate dites se djeshme, u fol edhe per nje aksident te ndodhur ne token greke, cka ka sjelle me shume vonesa ne qarkullimin e mjeteve.
Policia kufitare shqiptare tha dje se ka bere te gjitha perpjekjet qe te evitoje pritjen e emigranteve ne te ftohte dhe kushte te veshtira atmosferike edhe ne token e tyre. Puna e shpejte ne 6 apo 7 sportele ka bere qe ne anen shqiptare te perpunohen ne nje kohe mjaft te shkurter grupet deri ne 10 automjete te emigranteve qe hyjne nga Greqia dhe me pas ata largohen menjehere per ne vendlindjet e tyre, duke lene pas pritjen e mundimshme ne Kapshtice.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›