E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano kthimi i planprishesit

E enjte 26 Prill 2012 1624 Fatos Nano Fatos Nano u rikthye sot ne seline e Partise Socialiste pas shume viteshqe nuk shkelte aty te pakten qe nga viti 2005 kur humbi zgjedhjet parlamentare dhe dha doreheqjen nga drejtimi i forces se majte politike. Ne kerkim fillimisht te 20 firmave qe do ta benin kandidat per president dhe me pas te te pakten 71 votave qe do ta ngjisnin ne karrigen e enderruar qe prej vitit 2007 ate te kreut te shtetit zoti Nano e harroi merine ndaj pasardhesit Edi Rama madje edhe demin qe i solli Partise Socialiste duke u takuar me kundershtarin Berisha me shume sesa me eksponente te majte ne momente shume kritike te ekuilibrave politike ne vend. Ne mes janarit te 2007-es ne prag te zgjedhjeve lokale kryeministri ne detyre Sali Berisha dhe ish-kryeministri Fatos Nano u kujdesen qe me protokoll shteteror te shfaqeshin bashke ne pallatin e Brigadave duke mbeshtetur njeri-tjetrin ne ate qe njihej si kriza e certifikatave. Po keshtu pergjate ketyre viteve Nano eshte takuar me shume rastesisht apo qellimisht me demokratet sesa me socialistet. Ne nje aktivitet te prag zgjedhjeve te 8 majit ish-kreu i Partise Socialiste shtrengoi duart me kandidatin e selise blu per kryetar bashkie duke dhene indirekt sinjale kunder Rames. Edhe pak dite me pare Fatos Nano shfrytezoi premieren e nje dokumentari ne kinema Milenium per te kaluar kohe ne shoqerine e atij qe dikur pat qene armiku me i eger i pushtetit te tij Sali Berisha. Dhe kjo serish para kamerave. Kthimi i ish-kryetarit ne zyren qe mbajti per shume vite por qe e braktisi per plot 7 vjet i ngjan kthimit ne shtepi te djalit plangprishes ne perpjekje per ekuilibra te rinj brenda familjes por me kushtin e votave per seline presidenciale. Ne te kundert Berisha eshte aty dhe zgjedhje ka prape vitin tjeter.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›