E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i G99 viziton dy invalidë të tragjedisë së Gërdecit

Kreu i G99 vizitoi 2 prej të mbijetuarve të tragjedisë së 15 marsit të cilët tashmë janë invalide pas dëmtimeve të mëdha.Veliaj tha se forca e tyre për tju rikthyer jetës normale është thirrja më e fortë për sensibilizim dhe pjesëmarrje në protestën e së djelës. 

TIRANE- Në thirrje të ndërgjegjes qytetare për të mos harruar tragjedinë e 15 marsit, kreu i G99, Erjon Veliaj ka vizituar ashtu si cdo muaj dy prej të mbijetuarve të shpërthimit që vrau 26 njerëz.
8 vjecarja Regina Murati humbi krahun ndërsa përpiqej që bashkë me dy motrat ti shpëtonin predhave. Nxënëse në klasën e dytë, Regina nuk është kthyer më në fshatin e saj të lindjes, Gërdec ndërsa për hir të saj prindërit ndërtuan një shtëpi të re shumë larg fshatit të tragjedisë.
Ish inspektori i zonës Dritan Memoci humbi të dyja këmbët ndërsa u thirr në detyrë pak minuta pas shpërthimit. Fillimisht një predhe e më pas kamioni i rëndë i ka përshkuar trupin, ndërsa përpiqej të nxirrte nga flakët disa banorë të Gërdecit. Babai i një vajze 8 vjecare mundi ti mbijetojë vdekjes, por jo mendimit që tashmë do të ulet vetëm në karrigen me rrota. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›