Meta takon Bill Klintonin

Meta dhe ish-Presidenti Klinton vlerësuan zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe në rajon gjatë viteve të fundit, duke vënë në dukje se përpjekjet e përbashkëta gjatë dhe pas luftës së Kosovës krijuan themelet e një stabiliteti afatgjatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Meta i shprehu Presidentit Klinton vlerësimin e tij dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptareve për kontributin e çmuar në shërbim të paqes, dialogut dhe rritjes se bashkëpunimit në Ballkan. Në këtë drejtim, Meta e informoi Presidentin Klinton rreth ndryshimeve të mëdha ne marrëdhëniet mes vendeve fqinje veçanërisht në spektrin e lëvizjes së lirë, shkëmbimeve tregtare dhe dialogut politik mes qeverive respektive.
Gjatë bashkëbisedimit u shpreh vlerësimi se dialogu dhe bashkëpunimi pa barriera është e vetmja rrugë përpara për të siguruar prosperitetin ekonomik të qytetarëve dhe se Shqipëria në këtë drejtim ka ditur të bëjë zgjedhjen e duhur. Gjatë takimit u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë në rajon u nda bindja se përpjekjet e të gjithë aktorëve politikë dhe të shoqërisë civile duhen përqendruar në shmangien e konflikteve dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit. /Start/
2012-05-20 08:57