E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Hysenin: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

Zëvendëkryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir meta në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Kosovës Skënder Hyseni se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se procesi i njohjeve do të përparojë.
"Kosova e pavarur, është në të mirë të rajonit dhe se duhet të konsolidohet bashkëjetesa ndëretnike theksoi Meta duke shtuar se qeveria shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë në funksionim të shtetit demokratik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu Meta theksoi se së bashku me homologun e tij kosovar kanë rënë dakort për disa projekte të rëndësishme në komunën e Graçanicës dhe hapjen e tre pikave të tjera kufitare mes dy shteteve.
"Përshëndes gjithashtu edhe fillimin e punimeve për autostradën Morinë-Merdarë që së bashku me autostradën Durrës-Kukës di ti japin dimensione të reja bashkëpunimit mes dy vendeve tona në të gjitha fushat" theksoi Meta.
Nga ana e tij ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni theksoi se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë edhe me Serbinë si dy shtete të ndara dhe të pavarura. "Kosova ka vullnet për
të qënë pjesë në Komunitetin e Europian dhe në këtë hap të saj ajo shpreson që të mbështetet edhe nga Serbia për të vendosur një paqe përfundimtare" theksoi Hyseni duke shtuar se Kosova është dakort edhe për integrimin e Serbisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›