E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Kvale, vlerësohet progresi i Shqipërisë



Ministri i Jashtëm Ilir Meta përmendi dje vullnetin e qeverisë shqiptare për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Norvegjinë dhe e ftoi ambasadorin norvegjez të japë ndihmesën e tij për promovimin e imazhit të Shqipërisë mes komunitetit të investitorëve dhe turistëve norvegjezë. Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti dje ambasadorin e Norvegjisë në Tiranë me rezidencë në Prishtinë, z. Sverre Johan Kvale. Gjatë këtij takimi kortezie, të dyja palët vlerësuan marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Norvegjisë dhe shprehën vullnetin e ndërsjellë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes reciprok. Pas vlerësimit të progresit të bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, ambasadori Kvale rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Norvegjisë për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit euroatlantik dhe ofroi bashkëpunim në fushat e arsimit, promovimit të turizmit dhe në drejtim thithjes së investimeve norvegjeze në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›