E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Po thellohet defiçiti tregtar

Partia Socialiste vlerëson se rënia e eksporteve do të ndikojë në thellimin e deficitit tregtar të vendit.Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, theksoi të martën gjatë një konference për shtyp në selinë rozë, se "vetëm gjatë muajit gusht 2009 eksportet e vendit tonë kanë rënë me 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që muaji gusht ka shënuar një rënie akoma më të ndjeshme të eksporteve krahasuar me muajin korrik të po këtij viti, e cila kap shifrën 26 për qind".
Sipas tij, "nëse do të vazhdohet me këtë ritëm defiçiti tregtar do të jetë në nivelin më të ulët që prej vitit 2002".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›