E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti emëron 11 prokurorë të rinj



Përmes firmës presidenciale, Bamir Topi zhvendosi dje nga vendet e mëparshme të punës 11 prokurorë, duke dekretuar emërimet e reja në gjykata të tjera si dhe firmosi për 10 stazhierë magjistratë. Me qëllim mirëfunksionimin e organit të akuzës, Presidenti i Republikës hodhi dje firmën mbi emrat e prokurores Ekeleda Millonai, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Në listën e të dekretuarve nga kreu i shtetit është Manjola Kajana (Hysa), aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier; Ermir Beta, aktualisht prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat; Esmeralda Cami, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Peshkopi. Topi firmosi edhe për Silvana Lule, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë; Fatmir Lushi, aktualisht prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, të emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër; Alketa Nushi, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, të emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat; Marjola Mertiri (LLaci), aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, të emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Më tej lista e prokurorëve vijon me Eriselda Bala, aktualisht prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec; Julian Çafka, aktualisht prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, të emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe Shqiponja Milla, aktualisht prokurore në stazh në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,të emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Por krahas 11 emrave të prokurorëve të mësipërm, kryetari i shtetit Bamir Topi firmosi dje edhe një tjetër listë, atë për emërim prokurori në stazh. Bëhet fjalë për 11 emra dhe konkretisht Elona Alvora, e cila emërohet prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Ervin Beqiri, emërohet prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Sotir Kllapi, emërohet prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Kreshnik Ajazi emërohet prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Presidenti Topi firmosi që Rovena Bozo të emërohet prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Denisa Asko të emërohet prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë; Marsida Frashëri të emërohet prokurore në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës; Gentian Habazaj të emërohet prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës; Olger Eminaj të emërohet prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Albert Murcaj, të emërohet prokuror në stazh në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Dekreti i djeshëm i Presidentit bëhet në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të prokurorit të përgjithshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›