Meta takon Stonestreet te ODIHR: Incidentet në fushatë nga PS
TIRANE- Kryetari i Lëvizsjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot paradite me shefin e misionit të vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR,Jonathan Stonestreet, ku i ka paraqitur kërkesën për sa më shumë vëzhgues për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Sa i takon incidenteve që po shënohen dita ditës gjatë fushatës elektorale, kreu i LSI-së ka sqaruar para zotit Stonestreet, pozicionin e partisë që ai drejton. Meta theksoi se “Asnjë incident nuk është shkaktuar nga LSI” ndërsa akuzoi PS “se kërkon të tensionojë situatën” .
“LSI është e distancuar dhe asnjë incident nuk është shkaktuar nga LSI në këtë fushatë elektorale” - ka thënë zoti Ilir Meta duke i bërë thirrje “Policisë të veprojë ndaj shkelësve të ligjit”.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta takon Stonestreet: Sa më shumë vëzhgues të huaj në zgjedhje