E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, AK: 3000 vjet kombësi,s’ndryshon për 300 euro pension

DURRES-Aleanca Kuq e zi ka ndërmarë tubimin e radhës kundra ndërrimit kombësisë shqiptare sot në Durrës ku është mirëpritur nga qindra qytetarë dhe dhjetra e dhjetra intelektualë. Në fjalën e tij, Kreshnik Spahiu bëri të ditur sot se i janë bërë presione të ndërpresë nismën e Aleancës Kuq e Zi.

Qindra vetë janë mbledhur sot në Amfiteatrin e lashtë të Durrësit u firmos peticioni kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare u firmos nga qytetarë dhe intelektualë.

Aleanca Kuq e zi shpalosi një flamur gjingand mbi amfiteatër dhe përfaqësuesit e saj ngritën zërin kundër ndërrimit të kombësisë. Ata bënë me dije se aktuaisht në Shqipëri numërohen 20 mijë persona që përfitojnë pensione greke dhe kjo pasi kanë plotësuar kushtin, ndërrimin e kombësisë shqiptare. “3 mijë vjet kombësi nuk mund të ndërrohet me 300 euro. 300 euro pension nuk falsifikojnë 3 mijë vjet kombësi shqiptare”, u shprehën aktivistë e Aleancës.

Më pas Kreshnik Spahiu, nismëtari i kësaj cështje theksoi se gjatë kohës që ka zhvilluar aktivitetin në kuadër të kësaj kauze ka patur dhe kërkesa për ndërprerjen e saj.

“Më thanë ndërprit nismën e Aleancës Kuq e Zi. Por për mua më i rëndësishëm se pushteti është shteti. Cilësia e ndërtimit të shtetit nuk duhet të ndryshojë. Nuk mund të lejojmë të cënojnë simbolet tona, flamuri shqiptar nuk mund të ndotet”, theksoi Spahiu para të pranishmëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›