Incidentet në fushatë ambasadorja gjermane: Shumë të shqetësuar
TIRANE- Incidentet e rënda mes militatëve partiakë, fyerjet mes partive politike, të cilat po karakterizojnë këtë fushate elektorale, janë elemente që po shqetësojnë së tepërmi ndërkombëtarët të cilët vëzhgojnë nga afër atmosferën elektorale në Shqipëri.
Apeli i radhës për qetësi dhe në fushatë elektorale të ndershme dhe bazuar mbi argumente vjen nga ambasadorja gjermane e vendosur në Tiranë zonja Carola Müller-Holtkempe.
Në një intervistë për seksionin shqip të Dwelle, pyetjes si e vlerëson atmosferën elektorale në Shqipëri, zonja Holtkempe i është përgjigjur: “Të gjitha njoftimet dhe lajmet që ne kemi marrë kohët e fundit lidhur me fyerjet dhe shpifjet e ndryshme, të cilat janë duke u bërë mes forcave politike gjatë kësaj fushate elektorale janë të gjitha elementë që na shqetësojnë së tepërmi. Unë do të kisha dashur që kjo fushatë elektorale të mund të zhvillohet në mënyrë të ndershme dhe e bazuar mbi argumente.”
Ambasadorja gjermane vlerëson se Kodi Zgjedhor i pa ndryshuar “nuk është problemi kryesor për cënimin e kualitetit të votimeve në zgjedhjet e 8 majit, “Problemi kryesor është mungesa e vullnetit për të zhvilluar dialog dhe mungesa e vullnetit për mirëkuptim reciprok.”- nënvizoi ambasadorja Holtkempe, duke shprehur se pritshmëria e ndërkombëtareve nga partitë politike është “ është zhvillimi i një fushate elektorale të ndershme, një ditë votimesh me sukses dhe një proces të numërimit të votave dhe gjithçka që vjen më pas tejet transparente.”
Ambasadorja shprehu zhgënjimin e saj dhe në lidhje me moszbatimin e kuotave të pjesëmarrjes së gruas në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore. “Janë gjithsejt 17 femra të cilat kandidojnë për 384 vënde të tilla.... Për këtë mosrespektim të kuotës 30 përqind shtabet e partive do të duhet të paguajnë një gjobë financiare, por realisht ky detyrim është minimal.”- tha ambasadorja duke u bërë thirrje grave se duhet të jenë ata që të duhet të luftojnë për të rifituar pozicionet e tyre brenda dhe jashtë partive pjesë e së cilës ato janë.
“Sigurisht nuk ka ndodhur ndonjëherë që dikush në mënyrë vullnetare të lëshojë pushtetin që ka në dorë. Por gratë duhet të luftojnë për këtë dhe duhet të kuptojnë më në fund se ato janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike të një vendi.”- vazhdoi me tej intervisten ne Dwelle.
Gjermania ka përfaqësues të saj në ekipin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODHIR.
(s.g/BalkanWeb)