Meta takon ambasadorin kroat: Shkëmbim eksperiencash për integrimin
Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, vlerëson bashkëpunimin me palën kroate në planin dypalёsh, nё kuadёr tё rajonit dhe tё nismave rajonale, në kuadër tё NATO-s dhe BE-së, duke u ndalur nё mёnyrё tё veçantё nё shkёmbimin e eksperiencës pёr çështjet e integrimit evropian. Z. Meta priti dje ambasadorin e Kroacisё nё Tiranё, z. Darko Javorski. Palët vlerësuan nivelin e shkёlqyer tё marrëdhënieve midis dy vendeve. Bashkëbiseduesit ndanё gjithashtu mendimin e pёrbashkёt se ekzistojnё tё gjitha mundёsitё pёr zhvillimin e mёtejshёm tё bashkёpunimit nё fushёn ekonomike, shkёmbimeve tregtare dhe biznesit, duke u ndalur konkretisht nё disa fusha me interes tё ndёrsjellё si energjia, infrastruktura, marina etj. Sё bashku me urimet e ministrit tё Jashtёm tё Kroacisё, ambasadori Javorski i pёrcolli z. Meta ftesёn pёr tё vizituar Kroacinё, i cili shprehu interesin për ta realizuar këtë vizitë gjatë vitit të ardhshëm.