Meta takon katër europarlamentarë
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, priti dje në një takim një grup deputetësh holandezë, anëtarë të Parlamentit Evropian. Deputetët Bastiaan Belder, Leen van der Waal, Dr.Wybren Yogsma dhe Gert Niwenhuis diskutuan për zhvillimet më të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të qershorit. Ashtu sikurse për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, si dhe për shqetësime të tjera që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe konsolidimin e demokracisë në vend. "Diskutuam për probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me lirinë e medias, ku ndamë të njëjtin shqetësim edhe për dhunën e ushtruar ndaj gazetës ‘Tema‘", tha Meta. Sipas tij, u bisedua edhe për rëndësinë që duhet t‘i kushtojë Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian, në mënyrë të veçantë, zgjedhjeve të 28 qershorit, që të garantohet integriteti dhe suksesi i këtyre zgjedhjeve.