Berat, PS-LSI, bashkojnë votat për buxhetin
Bashkia e qytetit të Beratit miratoi dje projektbuxhetin për vitin 2009 pa votat e të djathtëve, pas një aleance mes PS dhe LSI. Mbledhja e radhës e Këshillit bashkiak në qytetin e Beratit ka nisur rreth orës 10:00 dhe për disa orë me radhë këshilltarët kanë kërkuar shpjegime nga administrata e bashkisë rreth ndarjes së të ardhurave nga granti dhe të ardhurat e saj. Pasi janë njohur ditë më parë me materialin e projektbuxhetit, këshilltarët kanë kërkuar më tepër shpjegime për ndarjet e të ardhurave të bashkisë në infrastrukturë, ndriçim, sistemim kanalizimesh, furnizimin normal të qytetit me ujë. Që në diskutimet e tyre, shtatë këshilltarët e djathtë janë shprehur hapur kundër miratimit të këtij projektbuxheti. Votimi i 20 këshilltarëve të majtë pro miratimit të buxhetit përfshin këtu pesë votat e LSI-së dhe një votë të Partisë Komuniste që bëri të mundur miratimin.