Parlamenti Evropian shprehet edhe njëherë se opozita duhet të gjejë dialogun në Kuvend

Vizat, PE flet për një finalizim me sukses të procesit
Zv/presidenti i PE, Gianni Pittella deklaron se parlamenti është vendi i dialogut dhe i negociimit politik dhe se për këtë arsye, opozita duhet të jetë aktive në të. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, zyrtari i lartë i Strasburgut deklaroi ndërkombëtarët nuk favorizojnë njërën apo tjetrën palë, por konsiderojnë si jetike “dialogun në parlament”. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Topalli deklaroi se opozita ka vendin e saj në Kuvend dhe se duhet të bëhet pjesë e transparencës dhe njëherazi të luajë rolin që i takon. “Unë shpresoj që deputetët e opozitës të bëhen pjesë, jo vetëm e e transparencës së zgjedhjeve më të mira e të ndershme të realizuara në Shqipëri, por mbi të gjitha të luajnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në debatet për ekonominë, shëndetin, arsimin, rrogat e pensionet”, u shpreh ajo. Kryetarja e Kuvendit i kërkoi zv/Presidentit të PE-së Pittella mbështetje për heqjen e vizave në Parlamentit Europian, por edhe përmes influencës së tij në raportet më përfaqësues të lartë të politikës europiane. Pittella tha se garanton përkrahjen dhe influencën e tij personale gjatë procesit të heqjes së vizave por dhe në përshpejtimin e proceseve integruese.
...