Oferta për bashkëpunim Berisha ofron dy alternativa për sheshin “Skënderbej”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Berisha ka rindezur debatin për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej” edhe gjatë seancës së djeshme. Duke e konsideruar projektin aktual si të papranueshëm dhe jo funksional, kryeministri i është drejtuar kryebashkiakut Rama duke i kërkuar bashkëpunim për realizimin e dy projekteve të propozuar prej tij. Sipas Berishës njëri projekt është ai i lejimit sërish të mjeteve në shesh, pasi sipas tij, zgjidhja e trafikut nëpërmjet një rruge me dy korsi është e pamundur. Alternativa tjetër e ofruar prej kryeministrit është ajo e kthimit e një pjese të sheshit “Skënderbej” në treg, ashtu siç ka qenë shumë vite më parë. Sipas Berishës, sheshi qendror është i qytetarëve, prandaj fton Ramën edhe një herë në bashkëpunim, për të bërë së bashku një studim, që sipas Berishës, të zgjidhë njëherë e mirë problemin e trafikut. Gjithashtu, sqaroi se, nëse sheshi kthehet për këmbësorët, duhet ti kthehet edhe një treg.
Alternativat
“Punimet për sheshin duhet të përshpejtohen dhe këto punime nuk duhet të përjashtojnë mundësinë e rregullimit të trafikut, pasi trafiku është problem mbytës për Tiranën. Ftoj Ramën të marrim kompani serioze që të mund të sigurojnë trafikun. Nëse sheshi kthehet për këmbësorët, le të kthehet tregu në shesh”, - deklaroi Berisha. Kryeministri ka filluar të tregojë historinë e debatit të nisur për rregullimin e këtij sheshi. Berisha i ka dhënë urdhër më herët për të nisur matjet për rikonstruksionin e tij. Por pikërisht në këtë stad, sipas kryeministrit Bashkia është kujtuar për ta rikonstruktuar atë, duke mos pranuar ftesën për bashkëpunim. “Të gjejmë një zgjidhje për sheshin që turpëron këtë vend, me dhjetëra e dhjetëra vizitorë më kanë shprehur habinë se si ju pranoni ta lini sheshin tuaj qendror në këtë gjendje, shumë kalimtarë vërtetojnë çdo ditë se sheshi është me keq se sa një shesh në Vidhkuq e Tropojë”, - ka deklaruar Berisha.
Bashkëpunimi
Më tej kryeministri ka pohuar se ka hasur kundërshtimin e Ramës për bashkëpunim dhe ndaj situata ka degraduar në këtë gjendje. “Për ti dhënë fund kësaj gjendjeje unë i kërkova zotit Rama të bashkëpunojë. Nga ai më erdhi një reagim brutal. Ftoi tre arkitektë dhe nisi punimet, çështja e sheshit qendror të Shqipërisë nuk mund të zgjidhet në formën e kundërshtive”, – theksoi Berisha. Kryeministri theksoi se për këtë shesh duhet patjetër një projekt që ti japë zgjidhje trafikut të makinave ashtu sikurse të krijohen lehtësi edhe për këmbësorët. "Qeveria është e gatshme që të japë të gjitha kontributet e veta",- u shpreh Berisha, duke theksuar se në shesh patjetër duhet të ketë treg, sepse nuk mjafton mbjellja e disa pemëve dhe rregullimi i rrugës. Sipas tij, sheshi "Skënderbej" është fytyra e Tiranës, ndërsa hodhi akuza ndaj opozitës se nuk mirëpret ofertën e qeverisë duke mbrojtur interesat e disa personave.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010