E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhokoviç kalon në finale të Uimbëlldonit

Tenisti serb Novak Xhokoviç është finalisti i parë i turneut të Uimbëlldonit pas një fitoreje epike ndaj argjentinasit Juan Martin Del Potro. 

Tenisti serb qëndroi në fushë për plot 4 orë e 44 minuta, për të triumfuar 6-3 në setin final ndaj argjentinasit, që luftoi së tepërmi, aq sa i anuloi edhe 2 match-point në setin e katërt. 

Në fund Xhokoviç ia doli mbanë për të fituar krejt sfidën, 7-5, 4-6, 7-6, 6-7 dhe 6-3, duke siguruar finale e dytë në karrierë në këtë turne.

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›