E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta të rinjve të LRI: Të fitojmë kohën e humbur padrejtësisht

ELBASAN-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta ka ftuar Lëvizjen Rinore për Integrim (LRI) të punojnë më shumë rreth partisë me qëllim që të fitojnë kohën e humbur padrejtësisht.

Meta theksoi në fjalën e tij se LRI, është shembulli dashurisë për vendin, ndërsa vuri theksin se e ardhmja e vednit ëhstë e lidhur ngushtë me integrimin.
Të rinjtë, tha Meta, kanë gjetur veten tek LSI-ja.

Sipas Metës, krijimi i sa më shumë hapësirave për punësim do zbutin plagët e shoqërisë shqiptare.
Kreu i LSI u vuri në dukje të rinjve se rinia është një aset i cmuar i Shqipërisë për sot dhe të ardhmen. ‘Apelojmë për përmfushjen e kushteve për në BE, të fitojmë kohën e humbur padrejtësisht”.
Më tej, Meta apeloi se politikanët duhet të sillen me përgjegjësi sepse theksoi ai ‘shoqëria nuk duhet të penalizohet më për interesa të ngushta”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›