Transmetimet numerike audio vizuale, Pollo: Afati i fundit 17 qershor 2015
TIRANË- Vonesat në miratimin e strategjisë për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike si dhe zvarritjet afer 5 vjecare në miratimin e ligjit të ri për mediat sipas opozitës rrezikojnë dështimin për herë të dytë të procesit të nisur, i cili ka si limit të fundit kohor qershorin e vitit 2015.
‘Është fare normale që komisioni të kërkojë një informacion dhe të nxisë, të përshpejtojë miratimin e projektiligjit, i cili për hir së të vërtetës ka krijuar probleme edhe në funksionimin e KKRT-së. Nuk do të thotë që ne të mos kërkojmë sot që strategjia dixhitale të përmirësohet në mënyrë që Shqipëria të kapë afatin kohor në 2015, sepse sic e dini që afati është shtyrë një herë dhe që ne të mos të bëhemi në një farë mënyrë problemi i rajonit përsa i përket vonesave”,- deklaroi deputetja e PS-së, Valentina Leskaj.
‘Ky është një fakt që unë nuk e ndryshoj dot dhe përgjegjësitë janë të ndara, nuk janë të qeverisë, por në radhë të parë të këtij komisioni që ju e drejtoni’,- theksoi Genc Pollo, ministër i Teknologjisë e Inovacionit.
I thirrur në seancë dëgjimore në komisionin e Medias dhe Edukimit nga deputetët e opozitës, ministri i Teknologjisë Genc Pollo ka dhënë garanci se projekti i strategjisë është gati që brenda muajit ti kalojë qeverisë. Në të njëjtën kohë Pollo i ka kërkuar komisionit të diskutojë nenet që nuk përputhen mes strategjisë dhe ligjit të ri për mediat.
‘Në ato cështjet duhet ti bëjmë në javët e ardhshme dhe ta miratojmë brenda muajit këtë strategji. Do ju njoftojmë me shkrim për këtë dhe komisionin të ngarkojë grupit teknik për të parë nen për nen të gjitha modifikimet që duhen bërë dhe kjo cështje të mbyllet në paqe dhe dashuri’,- deklaroi Pollo.
Ministri Pollo u shpreh gjithashtu se strategjia për kalimin në sistemin numerike të mediave audio vizive mbart kosto të mëdha si për operatorët ashtu edhe për familjet shqiptare.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)