Studimi për tërmetet, Shqipëria, jo në vendet e rrezikuara
TIRANE- Studimi për tërmetet e ardhshme në botë, në 40 vitet e ardhshme i përpiluar nga profesori amerikan Roxher Bilham nuk e përmend konkretisht Shqipërinë, ose më saktë Tiranën si vend i rrezikuar.
Raporti i profesorit Roxher Bilham është komentuar këto ditë nga New York Times dhe media të tjera si La Republika. Megjithatë në studim nuk përmendet konkretisht se vendi ynë është ndër më të rrezikuarit .
Në raportin e tij prej 49 faqesh , të titulluar “E ardhmja sizmike e qyteteve të botës”, Bilham e vendos Shqipërinë në një hartë, ku tregohet një grafik i tërmeteve fatale nga viti 1900-2008.
Shqipëria është mes 40 vendeve të tjera që kanë përjetuar tërmete gjatë këtyre viteve. Ndërsa vendet më të prekura kanë qenë Kina, Indonezia, Irani, Turqia, Japonia e Italia.
Në fund Bilham, në konkuzionet e raportit thotë se disa nga vendet e përmendura në grafikun 16, ku është dhe Shqipëria, mund të preken dhe të dëmtohen në vitet e ardhshme, por pa përcaktuar se cili vend.
Edhe në një shkrim pasues të New York Times, ku analizohet raporti i Bilham thuhet fakti se me shtimin e popullsisëë në 2 miliardë, në shekullin tjetër, termetet do jenë më shkatërruese për qendrat urbane që strehojnë mbi 12 milionë vetë.
Ai parashikon se viktimat do të jenë mbi 1 milionë nga tërmetet e ardhshme. Sipas profesorit Bilham në një intervistë për New York Times, vendet e rrezikuara janë Pakistani, Nepali dhe Peruja. Ai parashikon një tërmet të ngjashëm së afërmi, si ai i Haititi në Teheran.
Studime të tilla për tërmetet kanë fituar më tepër vëmendje vitet e fundit për shkak të shpeshtësisë së lëkundjeve të tokës. Termeti i fundit 8.8 ballë që goditi Kilin ishte më i forti në disa dekada. Mjaft lëkundje të tjera të forta janë ndjerë në gjithë botën në këto muaj të parë të këtij viti, cka ka ndikuar dhe në zhvendosjen e tokës nga boshti, duke rritur panikun te mjaft njerëz dhe besimin e tyre tek teoritë për fundin e mundshëm të botës.
(e.n/News24/BalkanWeb)