Berat, një mijë banorë në pritje për hapjen e rrugës
BERAT- Tre javë pas shembjes së një pjese të rrugës që lidh fshatin Kapiovë me komunën Vërtop të rrethit të Beratit kanë mbërritur sot forcat e ushtrisë për hapjen e rrugës, pas kërkesës emergjente të komunës. Dy mjete, fadroma të ushtrië me forca të reparit të Xhenios po punojnë për hapjen e rrugës së shembur. Janë rreth një mijë banorë në fshatin Kapiovë të cilët presin hapjen e rrugës së shembur për tu lidhur me komunën e tyre Vërtop dhe qytetin e Beratit.
Mjetet ushtarake të Repartit të Xhenios mësohet se do të punojnë deri në hapjen e rreth 200 metrave linearë rrugë tashmë krejtësisht e shembur si pasojë e shkarjes së tokës. Ndërkohë fenomeni i rrëshqitjeve po sjell edhe ndryshimin e rrjedhave nëntokësore të burimeve të ujit.
Për rrjedhojë burimet e ujit kanë nisur vërshimin në fshatin Nishovë të Bogovës duke sjelle pasoja në shkatërrimin e pesë banesave dhe vënien në rrezik të gjithë fshatit. Banorët vuanin prej 5 vitesh mungesën e ujit të pijshëm, por tashmë me erozionin, Uji i burimeve kalon mes përmes fshatit të tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)