E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta vazhdon përkrahjen për ringjalljen e industrisë agropërpunuese

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon turin e saj elektoral pranë bizneseve, duke shpalosur planin e saj për përkrahjen që do tu ofrojë menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 28 Qershorit  Pas takimit të dy ditëve më parë me përfaqësues të biznesit të fasonëve, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i shoqëruar nga Prof. Edmond Panariti dhe nga drejtues të tjerë të LSI zhvilluan dje një vizitë në një nga fabrikat agro-përpunuese në Tiranë. Pas inspektimit të kësaj fabrike Meta shprehu entuziazmin e tij që vizitoi një fabrikë të tillë. Ishte një kënaqësi që vizitova një fabrikë qumështi, sepse angazhimi ynë është për të ringritur dhe gjallëruar Industritë Agropërpunuese në vend me qëllim që djersa dhe mundi i fermerëve shqiptarë të mos hidhet në lumë, por të dali në treg me një vlerë akoma më të lartë. Këtë e siguron vetëm ky lloj biznesi Agropërpunues, vlerësoi kreu i LSI. Me këtë rast, Meta shprehu vullnetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të realizuar planin e saj shumë të qartë për të rigjallëruar Industritë Agropërpunuese, së pari, duke garantuar një mbledhje shumë më të madhe të prodhimit me një cilësi më të lartë nga fermerët dhe prodhuesit shqiptarë përmes subvencionimit të prodhimit që parashikon plani i LSI. Njëkohësisht, sipas ish Kryeministrit Meta, nëpërmjet nxitjes dhe garancive që do tiu jepet bankave nëpërmjet krijimit të fondeve garantues për bankat për kreditë që do të jepen për investime në biznes dhe sidomos në bujqësi dhe në zhvillimin e qendrave agropërpunuese në vend, do të bëhet e mundur nxitja dhe investimi për të tilla fabrika. Sipas Metës, Lëvizja Socialiste për Integrimi, njëkohësisht do të krijojë këto fonde investimi në mënyrë që të garantohet një partneritet me bankat për investime të rëndësishme kapitale sidomos në Industritë agropërpunuese. Dihet se niveli i prodhimit agropëpunues aktualisht është shumë i ulët në vend dhe kjo është rruga për të shpëtuar bujqësinë shqiptare nga gjendja e rëndë në të cilën ajo ndodhet. Kjo është rruga për të rritur vlerën e prodhimeve të fermerëve shqiptarë në treg dhe kjo është rruga edhe për të reduktuar importet, pasi raporti mes importeve dhe eksporteve në fushën e bujqësisë është tmerrësisht i disfavorshëm dhe kjo dëmton ekonominë tonë kombëtare dhe kjo dëmton mirëqenien e gjithë shqiptarëve, sidomos atyre që merren me bujqësi, vuri në dukje kreu i LSI, duke shtuar se kjo forcë politike ka planin më të qartë për të ndihmuar shtresat e varfra me të ardhura më të pakta dhe shtresën e mesme në Shqipëri. Në fund Meta shprehu bindjen se LSI është e bindur se shqiptarët do të mbështesin dhe do ta aprovojnë planin e saj për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza, sepse sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim ka jo vetëm një program të qartë, por ka edhe një ekip me eksperiencë dhe të kualifikuar për të përballuar krizën dhe për ta çuar Shqipërinë drejt atyre standardeve evropiane që shqiptarët presin këtu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›