E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet deputeti socialist Xhindi, tensionohet situata parazgjedhore

Është vrarë pranë banesës së tij në Roskovec, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Burime nga komisariati i Fierit bënë të ditur se deputeti i Partisë Socialiste është qëlluar me armë automatike, në afërsi të banesës së tij në Roskovec, vetëm pak kilometra larg qytetit të Fierit. Burimet policore bënë të ditur gjithashtu se uniforma të shumta të komisariatit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku kanë ekzaminuar të gjitha pistat e mundshme të krimit. Ka qenë ora 21:10 minuta, teksa pranë shtëpisë së deputetit Xhindi janë dëgjuar disa të shtëna automatike, e ndërsa një automjet është larguar me shpejtësi. Të parët që kanë vënë re krimin kanë qenë pikërisht disa qytetarë që kalonin aty pranë e menjëherë kanë lajmëruar uniformat e policisë lokale të qytezës së Roskovecit. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniforma të shumta të policisë së Fierit, qytetarë të shumtë si dhe bluzat e bardha. Por megjithëse është ndërhyrë për të shpëtuar jetën e deputetit, asgjë nuk është bërë e mundur, pasi mendohet se Xhindi ka ndërruar jetë menjëherë, në momentin që ka ndodhur krimi. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se deputeti Xhindi ka qenë në automjetin e tij, duke udhëtuar i vetëm për në banesë. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave, teksa autorët e kësaj ngjarjeje, megjithëse ende nuk janë identifikuar, mendohet ta kenë qëlluar deputetin nga një rrugicë e pandriçuar e tepër e errët pranë gjimnazit të qytetit e më pas janë larguar. Por një tjetër pistë që po hetohet në vendin e ngjarjes është edhe ajo që autorët e krimit mund të kenë qëlluar deputetin nga godina e gjimnazit të qytetit, e që më pas të ndihmuar edhe nga errësira e rrugicat tepër të ngushta janë larguar me shpejtësi. Ngjarja ka tronditur se tepërmi familjen e deputetit Xhindi, i cili prej kohësh jetonte në qytetin e Roskovecit. Krerë të lartë të Policisë së Shtetit e të komisariatit të Fierit kanë mbushur rrugët e qytetezës së Roskovecit duke u mundur të zbardhin ngjarjen e ndodhur. Situata pranë shtëpisë së deputetit Xhindi është tepër e tensionuar, e ndërsa uniformat e policisë janë duke punuar për të gjetur autorët e këtij krimi. Familjarë të deputetit Xhindi, pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë dalë menjëherë në derën e shtëpisë e kanë parë të gjithë skenën e kësaj ngjarjeje. Të trembur nga gjithçka ndodhi në derën e shtëpisë së tyre, familjarë të xhindit kanë arritur të telefonojnë bluzat e bardha e policinë lokale. Brenda pak minutash e gjithë zona është rrethuar nga uniformat blu e specialistë të shumtë të kriminalistikës të cilët po studiojnë edhe dinamikën e kësaj ngjarjeje tepër të rëndë. Por lajmi për atentatin ndaj 49- vjeçarit Xhindi ka shokuar edhe selinë e Partisë Socialiste në Fier dhe asaj në Tiranë. Vetë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe një grup i deputetëve socialistë mes të cilëve edhe Leskaj, Bufi e shumë të tjerë, por edhe kreyparlamentarja Jozefina Topalli  si dhe drejtori i SHIK, Bahri Shaqiri, si dhe ministri i Arsimit, Fatos Beja pasi kanë marrë vesh gjithçka ndodhi në Roskovec janë nisur drejt vendit të ngjarjes, e ndërsa informacionet mbi gjithë çka ndodhi kanë qenë tepër të rezervuara. Por burime brenda familjes së Xhindit bëjnë të ditur se Fatmiri, gjatë gjithë ditës së djeshme kishte qëndruar në qytetin e Roskovecit, pasi kishte pasur edhe një takim elektoral në fshatin Verbas. Pasi ka zhvilluar takimin me anëtarët e Partisë Socialiste në Verbas, Xhindi ka marrë makinën e tij e është nisur për në shtëpi. Por ky ka qenë edhe momenti fatal për deputetin 49- vjeçar, një ndër veteranët e partisë socialiste shqiptare. I rrethuar ka qenë i gjithë qyteti i Roskovecit, e aq më tepër shtëpia e deputetit Xhindit, i cili duhet theksuar se jetonte në këtë qytet prej vitesh. Por edhe në spitalin e qytetit të Fierit situata ka qenë kaotike. Familjarë të xhindit, të afërm të tij si dhe anëtarë të Partisë Socialiste kanë bllokuar korridoret e spitalit, duke kërkuar që të gjenden menjëherë autorët e kësaj ngjarjeje, që ende nuk janë zbuluar. Ngjarja ka shokuar gjithë opinionin publik e aq më tepër qytezën e qetë të Roskovecit, i cili për orë me radhë u blindua. Tashme gjithçka i ka mbetur specialistëve të kriminalistikës, të cilët do të zbulojnë edhe rrethanat e krimit dhe gjithçka ndodhi në orët e vona të së shtunës. Xhindi i datëlindjes 1960, ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai ka lindur dhe banon në Fier dhe ishte deputet i zonës 68. Ishte deputet i kësaj zone në të paktën 3 legjislatura.
 ***************************************************
Ruci: Nuk përjashtoj mundësinë e vrasjes politike
Deputeti Gramoz Ruci ka mohuar të ketë shoqëruar Xhindin në takimet e tij në Fier. Ruçi pohoi mbrëmjen e djeshme se ka zhvilluar takime në komunën e Libofshës dhe rreth orën 21:00 është rikthyer në Tiranë. Ndërkohë, ashtu si deputeti Braçe edhe Ruçi ka përjashtuar mundësinë e ndonjë konflikti personal të Xhindit, duke theksuar se ai njihej si person jo konfliktual, megjithatë ai nuk ka përjashtuar se kjo mund të jetë vrasje politike, megjithëse është shprehur se është duke pritur informacionet përkatëse. Me të marrë vesh ngjarjen, ai është rikthyer sërish në Roskovec bashkë me anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste.

**********************************************************************
Brace: Përjashtoj konfliktin personal, Xhindi nuk kishte probleme me askënd
Nënkryetari i grupit të Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka dënuar vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi. Është një ngjarje e rëndë, e cila është shumë e rëndë dhe për familjen Xhindi. Fatmir Xhindi ka qenë një person shumë i lidhur me vendin e tij dhe shumë popullor atje, u shpreh Braçe për mediat, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas ngjarjes. Brace ka theksuar se Xhindi ka qenë një person i qetë dhe ka përjashtuar çdo mundësi të ndonjë konflikti të mundshëm të tij. Është shpejt për të folur për motivet e ngjarjes, por unë përjashtoj kategorikisht konflikte personale. Ai nuk ka patur probleme personale me askënd, cilësoi Brace. Ndërkohë ai ka akuzuar qeverinë për mungesën e sigurisë në vend duke theksuar se në vendin tonë nuk ka siguri për jetën e qytetarëve dhe politikanëve. Në këtë vend nuk ka siguri, qeveria ka hequr dorë nga siguria. Duhet të ndodhin ngjarje të tilla që të kuptohet se në këtë vend nuk ka siguri për jetën, as për politikanët dhe me njeriun me më pak konflikte dhe me nder, shtoi Brace.

********************************************
Stefa: Xhindi nuk ishte nxitës i konflikteve
Rreth orës 22:00,  pasi u kthyem nga takimi me Ruçin në Ndërnënas, ngela e shokuar sepse veprimi nuk mund të justifikojë asnjë lloj krimi apo konflikti, apo debati. Është akt kriminal i pashembullt që mund të ketë ndodhur në vendin tonë dhe në vende të tjera. Nga natyra ka qenë baballëk, deputeti më popullor i zonës së Roskovecit. Është mandati i tretë që e voton elektorati i tij. Nuk ishte nxitës i konflikteve, nuk besoj se një konflikt mund të arrinte në një veprim kaq ekstrem. Gjithnjë ka qenë fushata preokupimi ynë. Nuk kam vërejtur që të ketë pasur ndonjë shqetësim, nuk ka shprehur asnjë shqetësim gjatë ditëve të fundit. E kam koleg që nga themelimi i PS. Ka qenë kryetar i këshillit të bashkuar të komunës së Kujanit, kryetar i kësaj komune, ka qenë njeri që ka ditur ti shmangë konfliktet, ka ditur si të ulë gjakrat edhe në vitin 97.

**************************************
Biografia e deputetit Fatmir Xhindi
 
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 1.4.1960
Vendlindja: Fier
 
Edukimi:
Universiteti "Eqerem Çabej", Fakulteti Histori-Gjeografi, dega Histori, Gjirokastër 1986.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik 2003.
Master për Shkencat Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë 2005.
 
Veprimtaria profesionale:
1986-1989: mësues historie në Vlosh, Fier; drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar Kurjan, Fier.
 
Veprimtaria politike:
2005: deputet i PS-së.
1991: anëtar i PSSH-së.
1989-1991: kryetar i Këshillit të Bashkuar Kurjan, Fier.
1992-1996: kryetar i Komunës Kurjan, Fier.
1996 e vazhdim: anët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›