E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, vlerëson USAID-in: Na ndihmoi kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministri
dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot në një takim mirëseardhjeje
Drejtorin e ri të USAID-it në Tiranë, Josepf Williams.

Tiranë, 2 shkurt NOA - Zëvendëskryeministri
dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot në një takim mirëseardhjeje
Drejtorin e ri të USAID-it në Tiranë, Josepf Williams. Në këtë takim, z.
Williams shoqërohej nga Ambasadori amerikan në Tiranë, z. John Withers, II.

Meta vlerësoi asistencën dhe rolin aktiv të
USAID-it në Shqipëri. Ai theksoi se USAID-i, nëpërmjet programeve të ndryshme,
ka ndihmuar konkretisht në arritjen e progresit në disa aspekte të rëndësishme
të reformave në Shqipëri si lufta kundër korrupsionit, prokurimet publike,
regjistrimi i biznesit, one-stop shop, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore,
etj.

Kurse z. Williams falënderoi për urimet e mirëseardhjes
dhe siguroi se USAID-i do të vazhdojë të mbështesë qeverinë shqiptare në arritjen
e objektivave për reformat e ndërmarra.

Gjithashtu, ai shprehu vendosmërinë dhe
angazhimin e tij personal për të thelluar më tej bashkëpunimin midis USAID-it,
qeverisë shqiptare dhe shoqërisë civile edhe në fusha të tilla si qeverisja
vendore, tatimet,transparenca dhe teknologjia e informacionit.

e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›